Një 65-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, falë denoncimit nga “Fiks Fare”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme, 65-vjeçari ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.
Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Si ra në “grackë” pedofili?
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një tjetër pedofili 65 vjeçar nga fshati Velinas i Shkodrës , i quajtur Vehbi Haxhija i cili me adresën e tij në facebook komunikon dhe lë takime me të mitura.
Bashkëpunëtores së Fiksit i dërgoi një sms në mesenxher, dhe pas kësaj ai filloi t’i shpjegonte vajzës gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14 vjeçare.
Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë.
Ai e prezanton veten si ujk të seksit.
Vajza la takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë Shkodër, dhe në këtë moment gazetarët e Fiksit lajmërojnë edhe komisariatin e policisë, në mënyrë që të bëhej arrestimi në flagrancë.
Por i moshuari nuk u paraqit në takim.
Të gjendur në këto kushte gazetarët e Fiksit , bashkë me shefin e krimeve të komisariatit Shkodër udhëtuan drejt fshatit të tij.
Kështu ai u shoqërua drejt Komisaritatit Shkodër. Nga kqyrja që ju bë celularit të tij u vu re se vajza me të cilën kishte lene takim, përveç se i ishte bërë bllok ishin fshirë dhe të gjitha bisedat me të.
E ndërkohë që kërkohej për emrin e bashkëpunëtores së Fiksit në bisedat e tijë, Vehbiu telefonohej nga një tjetër femër e cila masturbohej në telefon.
Por jo vetëm aq, chatet e tij ishin të pafundme me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Kështu i moshuari u mbajt në komisariat, ku pas mbledhjes së provave, dhe dëshmive të tij, ku ka pranuar, bisesdat dhe takimet me të miturat. Këto kanë bërë që për 65-vjeçarin të pritej urdhër arrest.
Top Channel