Aktorja e famshme turke, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë dhe kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.

Ceremonia është mbajtur në liqenin e Ohrit në vendlindjen e basketbollistit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase.

Të ftuarit kanë publikuar video e foto nga dasma, por një moment që mori vëmendjen është ku aktorja turke shfaqet duke kërcyer me një këngë shqiptare.

“Sa bukur na ka dal nusja, marshalla, marshalla”, dëgjohet në sfond teksa aktorja kërcen dhe këndon bashkë me partnerin.

Sipas mediave të huaja, ata do të mbajnë edhe një tjetër dasmë në Çeşme më 7 korrik. Şahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.

Duke folur më parë për propozimin për martesë, Cedi tha: Ishte gjëja më e bukur në jetën time. Isha shumë i emocionuar dhe shumë i stresuar. Ajo është vërtet e veçantë për mua. E dija që ditën që e pashë. Unazën e kisha që vitin e kaluar dhe mora guximin dhe ia ofrova. Ngjarja më e mirë në jetën time.

Kujtojmë se aktorja u bë shumë e njohur nga seriali “Hercai” ku luante rolin e Rejhan.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel