Po priste trenin, por me një çantë jo të zakonshme/ Rita Ora habit me daljen e saj të fundit në Londër (Foto)

05/07/2022 17:13

Këngëtarja shqiptare Rita Ora u pa mbrëmjen e së dielës në Londër, ku mbërriti me një tren në orët e vona të natës.

Pasi e kishte kaluar ditën në “Javën e Modës” në Paris, me një makijazh të frymëzuar nga Kleopatra, këngëtarja po lëvizte në stacionin e St Pancars.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte çanta e saj “Hermes”, që qëndronte mbi valixhen e kuqe.

Çanta e zezë nuk ishte e thjeshtë, pasi sipas Daily Mail ka kushtuar plot 23,300 euro ose 20,000 funte.

Një shifër e lartë por jo për Ritën e cila i ka kushtuar gjithmonë rëndësi veshjes dhe daljeve publike.

Bukuroshja shqiptare kishte preferuar që të vishej me ngjyra të zeza, me një xhaketë, bluzë të shkurtër dhe sandale verore.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel