Kreu i grupit anti-islamik përplaset me makinë nga gruaja që e ndoqi pasi dogji Kuranin jashtë xhamisë në Norvegji (video-fotot)

05/07/2022 15:29

Në pamje shihet momenti kur makina e kreut të një grupi anti-Islam në Norvegji përplaset në lëvizje pasi ai kishte djegur një kopje të Kuranit jashtë një xhamie.

Lars Thorsen, kreu i grupit Stop Islamizimit të Norvegjisë (SIAN), po drejtonte makinën për në kryeqytetin Oslo pasditen e të shtunës kur ndodhi sulmi.

Pamjet e regjistruara nga aktivistët e grupit anti-emigracion Alternativ Media tregojnë makinën Mercedes B-Class që përplas fuoristradën e aktivistit, duke e rrotulluar në rrugë dhe më pas duke e përmbysur me çati përtokë.

Pesë pasagjerët e mjetit fuoristradë, përfshi dhe Thorsen – pësuan plagë të lehta dhe një prej tyre u detyrua të dërgohej në spital.

Shoferja e Mercedesit dhe një pasagjere, të dyja gra, u arrestuan për lëndime të qëllimshme trupore.

Policia tha më pas se shoferja dhe mikesha e saj pasagjere, e cila nuk është emëruar, kishin qenë prezente disa minuta më parë kur Thorsen dhe mbështetësit e tij kishin djegur kopje të librit të shenjtë islamik jashtë një xhamie në periferi të Oslo.

Policia tha se pas veprimeve diskriminuese të ekstremistit kishin nisur përleshje dhe sharje mes turmave.

Kështu që protestuesit radikalë të SIAN kishin marrë makinën dhe u larguan, por u ndoqën nga një grup njerëzish dhe aktivistë të mediave alternative.

Në pamjet e regjistruara shihet gruaja me makinë që arrin Thorsen në autostradën E6 që shkon drejt Oslo nga Mortensrud.

Gruaja përplas disa herë makinën e tij dhe më pas ndalon përpara duke tentuar të bëjë të ndalojë Thorsen, me një stil piraterie rrugore.

Thorsen e kalon atë por me pas humbet kontrollin dhe bie e përmbyset në një hendek anës rrugës.

Pamjet pas incidentit tregojnë sesi Thorsen dhe shoqëruesit e tij që dalin me zvarritje nga makina, në disa raste duke thyer xhamat e dritareve.

Policia arrestoi drejtuesen e mjetit që shkaktoi përplasjen me akuza të lëndimeve të rënda trupore.

Pasagjerja e saj u arrestua një ditë më vonë dhe gjithashtu është akuzuar për bashkëpunim në shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

Rrjeti NRK totë se Thorsen kishte aplikuar për leje të djegies së Kuranit të shtunën por kjo ishte mohuar nga policia, prej rrezikut të trazirave.

FOTO GALERI
1/7
Në pamje shihet momenti kur makina e kreut të një grupi anti-Islam në Norvegji përplaset në lëvizje pasi ai kishte djegur një kopje të Kuranit

Top Channel