Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Një përplasje ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura shumë të larta ditëve të fundit, duke u bërë në disa raste të papërballueshme.

Shumë qytetarë kanë preferuar të mbrohen disi nga dielli me syze, çadra dhe kapele.

Disa të tjerë janë freskuar në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”, për ta përballuar disi të nxehtin.

Njëkohësisht temperaturat e larta kanë sjellë rritjen e numrit të personave që kanë probleme shëndetësore, duke shtuar pacientët nëpër spitale.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel