Tmerrohen pushuesit që fluturojnë drejt Spanjës/ Ndiqen nga gjuajtësi ushtarak pas alarmit të rremë në rrjet (Video-fotot)

04/07/2022 19:11

Pasagjerë të shokuar të linjave ajrore britanike easyJet panë nga dritaret që u gjetën mes gjuajtësve spanjollë kur një alarm i gabuar për bombë ishte dhënë në rrjetet sociale nga një 18-vjecar ne avionin e tyre.

Në pamjet e regjistruara tregohej gjuajtësi spanjoll F18 që fluturonte afër avionit të pasagjerëve A319, i cili sillte pushues nga aeroporti Gatwick në Londër drejt bregdetit të Menorca.

Linjat EasyJet konfirmuan incidentin duke thënë se avioni “ishte interceptuar për kontrolle paraprake sigurie”.

Siç u deklarua më vonë një 18-vjeçar u arrestua se kishte bërë ‘një koment kërcënues online’.

Zhvillimi vjen megjithse autoritetet ushtarake të BE kanë urdhëruar se interceptimi i avionëve civilë duhet të përdoret si një mundësi e fundit sigurie, shkruan britanikja Metro.

Me pas qen nuhatës dhe oficerë specialistë të policisë erdhën për të vlerësuar situatën që rezultoi se ishte një kërcënim i rremë.

Udhëtarët u lanë të prisnin për verifikime disa orë në aeroport, pasi u ulën në qytetin rezort spanjoll.

Ndërsa i dyshuari raportohet se u gjobit për të gjithë operacionin e policisë dhe mobilizimin e avionit ushtarak.

I riu besohet se po udhëtonte për pushime me një grup miqsh dhe kishte bërë komentin alarmues pak para uljes mbrëmjen e të dielës.

Në videon incidentit, piloti ushtarak shihet që anon krahët e avionit të tij para mjetit të pasagjerëve, një kod ajror që do të thotë “Më ndiq”.

Gjuajtësit F-18 mund të arrijnë shpejtësi deri në 1500 km në orë dhe mbajnë një seri armatimesh që arrijnë deri në 10 raketa të profileve të ndryshme.

FOTO GALERI
1/3
Pasagjerë të shokuar të linjave ajrore britanike easyJet panë nga dritaret që u gjetën mes gjuajtësve spanjollë

Top Channel