Kanabis në mes të pyllit në Shkodër, arrestohen dy “pronarët”, çfarë u gjet pranë tokës së mbjellë

04/07/2022 16:29

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur këtë të hënë nga policia në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj të Shkodrës.

Kanabisi ishte mbjellë në ambient të hapur në një zonë të pyllëzuar, i cili u konstatua nga kontrollet nga ajri me dron.

Mësohet se në afërsi të këtij ambienti u bë e mundur kapja  dhe arrestimi në flagrancë i: E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Po ashtu u sekuestrua një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, të cilat u gjendënnë një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Top Channel