Deputeti demokrat Gazmend Bardhi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut theksoi se ILD-Ja duhet të kryejë një inspektim në Prokurorinë e Tiranës, pasi prokurorë të caktuar refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre.
“Kemi disa çështje që kërkojmë që të shtohen dhe të trajtohen nga rezoluta. Kërkojmë të përfshihet një pikë ku i jepet përparësi organeve të Vetingut të cilat në pritje të verifikimit të këtyre organeve mund të kryhen shkelje të rënda që prekin të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Nisur nga një pohim shqetësues i Prokurorit të Përgjithshëm që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe mungesën e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, ne kërkojmë që në projekt rezolutë ILD-së t’i sugjerohet të kryejë një inspektim tematik në Prokurorinë e Tiranës sa i përket hetimit të veprave penale nisur të pastrimit të parave nisur nga deklarata e prokurorit të përgjithshëm të çështjeve ligjore se prokurorë të caktuar në kundërshtim me ligjin refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre. Kërkojmë të përfshihet një sugjerim që ILD-së i kërkohet të trajtojë ankesa të depozituara që për shkak të afatit 5 vjeçar mund të parashkruhen duke shmangur arkivimin pa i nënshtruar verifikimit dhe hetimit nga ILD. Të shtohet një pikë që trajtohen rastet e konfliktit të interesit që krijohen nga organet e qeverisjes së drejtësisë nga KLGJ, KLP me gjyqtarë dhe prokurorë nga shkallë të ndryshme të sistemit gjyqësor, këto ishin sugjerimet tona”, tha Bardhi.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po trajton miratimin e projekt- rezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë vitit 2021 dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2021.
Top Channel