Akuzohet për sulm ndaj policëve, Nuredin Lushtaku lihet në paraburgim

04/07/2022 23:04

Është caktuar masa e paraburgimit për ish nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij për sulm ndaj dy zyrtarëve policor.

Mbrojtja e Nuredin Lushtakut thotë që do të ankohet në Gjykatën e Apelit për shkak se këtë vendim e sheh të padrejtë.

Nën masa të shtuara të policisë, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit u përcollën për në paraburgim. Nuredin Lushtaku, teksa po shoqërohej nga policia pas caktimit të masës tha”a u kënaqët?”

Familjarët që ishin duke pritur për  caktimin e masës së sigurisë thanë që vendimi ishte i ndikuar politikisht, duke përmendur edhe deklaratën e Vlora Çitakut, në kryetare e PDK-së.

Ish-nënkryetari i Skenderajt dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime. Njëra nga ata ishte plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.

Top Channel