
Është caktuar masa e paraburgimit për ish nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij për sulm ndaj dy zyrtarëve policor.
Mbrojtja e Nuredin Lushtakut thotë që do të ankohet në Gjykatën e Apelit për shkak se këtë vendim e sheh të padrejtë.
Nën masa të shtuara të policisë, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit u përcollën për në paraburgim. Nuredin Lushtaku, teksa po shoqërohej nga policia pas caktimit të masës tha”a u kënaqët?”
Familjarët që ishin duke pritur për caktimin e masës së sigurisë thanë që vendimi ishte i ndikuar politikisht, duke përmendur edhe deklaratën e Vlora Çitakut, në kryetare e PDK-së.
Ish-nënkryetari i Skenderajt dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.
Dy nga ta kanë pësuar lëndime. Njëra nga ata ishte plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.
Top Channel