Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Së fundmi çifti sapo është kthyer nga pushimet dhe duket se pas këtyre ditëve që kanë ndarë me ne foto dhe video të lumtur së bashku ‘dikush i ka marrë mësysh’, pasi Einxhel është sëmurur dhe këtë na e bëri me dije vetë bukuroshja me anë të një ‘Instastory’ para disa ditësh.

Por, si është gjendja shëndetësore e prezantueses sot? Fatmirësisht më mirë, teksa këtë e ka treguar në rrjetin social, Instagram duke falendëruar të gjithë ndjekësit që janë interesuar për të.

Dita e gjashtë dhe fal Zotit sot ndihem disi më mirë. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Kujdesuni për veten!  

Ditën e djeshme, dyshja bënë plot gjashtë muaj lidhje dhe këtë e ka ndarë me ne me anë të një video në llogarinë e saj në Instagram Einxhel, ku krahas momenteve me Dagz, i ka dedikuar dhe disa fjalë shumë emocionuese.

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.

Top Channel