Silverstone, “pista fatale”/ Aksident i frikshëm në F2, jeta e pilotit shpëtohet nga “Halo”

03/07/2022 17:45

Dy pilotë të Formula 2 janë përfshirë në një përplasje “horror” në Çmimin e Madh të Britanisë, një ngjarje që mund të kishte shënuar edhe viktima.

Automjeti i Hauger u ul mbi rivalin e tij me shpejtësi, përpara se të dyja makinat të ndalonin jashtë pistës. Në mënyrë të pabesueshme, të dy pilotët shpëtuan të padëmtuar dhe përsëritjet e momentit treguan se ishte “Halo”, pajisja e sigurisë e fiksuar në kabinë e prezantuar në Formula 1 dhe Formula 2 në 2018 – që i kishte shpëtuar jetën Nissany.

Pista e Silverstone u kthye në fatale ditën e sotme, pasi ashtu si në Formula 2 edhe në Formula 1, në këtë të fundit pak minuta më parë, ndodhi një aksident i frikshëm që rrezikoi jetën e pilotit kinez Zhou./ SuperSport

Top Channel