“I fiksuar pas pastërtisë”/ “Vesi” i djalit të Miriam Canit do t’ju shkrijë së qeshuri!

03/07/2022 20:42

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.

Bukuroshja prej shumë vitesh ka qenë pjesë e tregur muzikor dhe edhe pse shkëputet me kohë të gjatë për shkak të familjes nga lansimi i projekteve të reja muzikore sërish nuk harron të surprizojë ndjekësit e saj.

Artistja gjithashtu është dhe mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj. Por postimi më i fundit në Instastory padyshim që na ‘i shkriu zemrat’. Këngëtarja ka postuar një foto të djalit të saj teksa fle gjumë dhe na tregon gjithashtu fiksimin e tij, që është furça e dhëmbëve të cilën Duam e mban gjithmonë me vete madje edhe kur fle gjatë natës.

Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën.

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”./ Top Abania Radio

Top Channel