Ekipi shqiptar kthehet me medalje, Veliaj: Krenar që triumfuan sportistët e nga Tirana

03/07/2022 20:04

Sportistët shqiptarë arritën rezultate të shkëlqyer në lojërat olimpike mesdhetare që u zhvilluan në Oran të Algjerisë.

Ata fituan dy medalje të arta nga Luiza Gega në atletikë dhe mundësi çeçen që garon për Shqipërinë dhe dy argjendi nga Erkand Qerimaj dhe mundësi tjetër çeçen. përpara nisjes për në tiranë sportistët u vizituan dhe nga kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i cili ndoqi edhe disa gara në Algjeri.

Veliaj tha se jam krenar që katërt sportistët të cilët fituan medalje janë nga sport klub Tirana

Ndërsa kreu i komitetit olimpik shqiptar Fidel Ylli tha se edhe bashkitë e tjera të vendit duhet të marrin shembullin e Tiranës për të investuar më shumë tek sporti.

Fidel Ylli shtoi se Shqipërisë i mungojnë dhe dy medalje nga këto lojëra, pasi nuk morën pjesë për shkak dëmtimi dy kampionë, si Izmir Smajli në atletikë dhe Briken Çalja në peshëngritje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA