Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët më të pasur në botë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Së fundmi, ylli portugez ka qenë duke kaluar pushimet me familjen në Mallorca të Spanjës. Ronaldo ka qenë bashkë me partneren dhe katër fëmijët e tyre duke u relaksuar para fillimit të një sezoni të rëndësishëm.

Duke qëndruar tek tema e pushimeve, Top Albania Radio shkruan se së fundmi janë shfaqur disa raportime që trajtojnë shumën e parave të shpenzuara nga ylli botëror i futbollit. Këto raporte fillojnë me avionin privat të CR7 që kap vlerën e 6.5 milionë eurove.

Raportet më pas flasin për vilën ku lojtari i Manchester United ka shpenzuar rreth 14 mijë euro për sende shtëpiake si peshqirë, çarçafë dhe produkte të tjera të nevojshme për përdorim të përditshëm.

Po ashtu, Cristiano Ronaldo mesa duket ka kërkuar disa syze dielli me porosi të cilat vlerësohen deri në katër mijë euro. Pra, nëse shtohen të gjitha kostot e jahtit, avionit privat, sendeve shtëpiake dhe syzeve të diellit, Cristiano Ronaldo ka shpenzuar rreth 27.6 milionë euro.

Por gjatë këtyre pushimeve, ai ka qenë i përfshirë në bisedime të panumërta për transferime me klube të ndryshme nga e gjithë bota. Muajin e kaluar ka sqaruar pozicionin e tij për të qenë te Manchester United dhe është i emocionuar që do të punojë me trajnerin e ri, Erik ten Hag. Ai është shprehur:

“Isha dhe jam shumë i lumtur që jam këtu dhe, ajo që duhet t’u them tifozëve është se ata janë të mrekullueshëm. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të fitojmë ndeshjet dhe të përpiqemi të fitojmë një kampionat apo një kupë, por besoj se Manchester do të jetë aty ku i takon. Siç e kam thënë edhe më parë, ndonjëherë kërkon kohë, por unë ende besoj”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel