Së fundmi, diva e muzikës pop Rihanna është shfaqur për herë të parë në publik që pas lindjes së djalit.
Këngëtarja u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë. Ajo kaloi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë dhe fansat sapo e panë nisën të brohorasin e të thërrasin emrin e saj.
Megjithatë reagimi i saj ndaj fansave ishte shumë shpërfillës, gjë që ka shkaktuar komente të shumta në rrjete sociale. Riri ishte veshur e gjitha me të zeza dhe barkun e kishte fshehur me një xhup të madh. Rikujtojmë, se ylli i pop-it u bë nënë për herë të parë një muaj më parë. Bukuroshja solli në jetë një djalë.
Së fundmi, reperi i njohur A$AP Rocky ka shprehur se dëshiron që fëmijën që ka me Rihanna-n ta rrisë mendjehapur. 33-vjeçari në një intervistë për ‘Dazed’ të publikuar së fundmi tha se:
“Shpresoj të rris fëmijë me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë. Dhe nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë mendjehapur me prindër mendjehapur. Gjërat si diversiteti dhe përshtatshmëria janë të rëndësishme dhe ato do të përfshihen në familje”.
Thuhet se këngëtarja e njohur po planifikon të rrisë djalin e saj të porsalindur në vendlindjen, Barbados. 34-vjeçarja dhe i dashuri i saj ASAP Rocky tashmë e kanë kthyer të gjithë vëmendjen tek vogëlushi. Sipas ‘The Mirror’, ajo pritet të qëndrojë në Los Angeles për tre muajt e ardhshëm përpara se të kthehet në Karaibe me Rocky.
Sjellim në vëmendje se para se të lindje, shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta./ TopAlbaniaRadio
Rihanna spotted out for the first time since giving birth in May at Wireless Fest in London. A$AP Rocky is headlining.
pic.twitter.com/6SjjuOrrMf— Rap Alert (@rapalert6) July 1, 2022
Top Channel