24/11 21:11
Franko Burraj e mbyll në vendin e katërt finalen e 400 metrave në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Atleti shqiptar iu afrua shumë zonës së medaljes me kohën 46.16, duke fituar terren në metrat e fundit, por nuk ia doli të renditej i treti për vetëm 10 të qindtat.
Garën e 400 metrave e fitoi portugezi Joao Agostinho Coelho me kohën 45.41, Hamza Dair i Marokut fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Abdenour Bendhjemaa i Algjerisë me një kohën vetëm 10 të qindtat më të shpejtë se Burraj.
Top Channel