“Një në dy vizita, për covid”/ Mjekët e familjes konstatojnë numër të madh infektimesh
02/07/2022 19:43
Një në dy persona që shkojnë për tu testuar ndaj covid në qendrat shëndetësore rezultojnë pozitivë .
Sipas mjekëve rritja e numrit të infektuarve po shoqërohet edhe me shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga covid të cilët manifestojnë temperaturë të lartë.
Ka raste të fëmijëve të cilët referohen për tu trajtuar në pediatri, por duket se janë më të pakët.
Bashkë me covid tek fëmijët e vegjël po qarkullojnë edhe shumë viroza të stinës apo gastrointerite të cilat kanë shtuar numrin e pacientëve të vegjël në shërbimin e pediatrisë.
Top Channel