Artisti Claydee, autor i shumë hiteve botërore rrëfeu momentet kur punonte si DJ dhe mbante një shami në fytyrë për të mos u njohur.
Veç këndimit, ai performonte si DJ për publikun në projektin Bangladeks bashkë me një koleg tjetër.
“Muzika më pëlqen shumë, nuk e fsheh më tashmë e dinë të gjithë, kam një projekt që quhet Bangaladeks. Një projekt me dy DJ që dalim me një shami se kur isha në Greqi më shihnin fytyrën, kjo muzikë nuk kishte lidhje me mua. Kishim një këngë u bë hit, u bënë dy…thamë do vëmë shami që mos të dallonin që isha unë, u bëmë shumë të njohur, dhe nisëm të bëjmë hite, edhe në Mikonos ndodhi kjo. Më kërkuan me emrat Bangladeks dhe Claydee edhe thanë mos kishim bërë gabim emrat dhe kur shkova performova si Claydee, më pas shkova brenda vura shaminë dhe njerëzit nuk e dinin që isha i njëjti person, aty kuptova se s’ka të bëjë fare se kush është para, por ka të bëjë ajo që bën, muzika që bën ti”, tha artisti.
Claydee numëron miliona shikime në Youtube të hiteve të tij ndër vite.
Top Channel