U akuzuan për korrupsion me subvencionet ne bujqësi, Gjykata e Korçës jep vendimin për Arbri Pajon dhe Shaban Zaçen
01/07/2022 14:34
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Arbri Pajon dhe arrest shtëpie për Shaban Zaçen, të dy të akuzuar për korrupsion me subvencionet ne bujqësi.
Seanca u mbajt pa praninë e avokatëve edhe pse dy të pandehurit kishin kërkuar të mbroheshin nga avokatë të zgjedhur prej tyre.
Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatet e Korçës detyroi gjykatën të shtyjë dy herë gjatë ditës së djeshme dhe sot derisa pak më parë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë, e cila në mungesë të mbrojtësve u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre .
Top Channel