Bora Zemani është një ndër moderatoret më të komentuara kohët e fundit, sidomos pas suksesit të programit Për’puthen.
Tashmë ajo po shijon pushimet përrallore në Turqi së bashku me djalin.
Fotot e bukura nga momentet e pushimeve nuk kanë munguar në Instagramin e moderatores.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto teksa teksa shijon rrezet e diellit.
E veshur me një body ngjyrë te verdhë, të shoqëruara me një palë syze ngjyrë të kuqe dhe me pozat provokuese, Bora nuk ka nguruar të tregojë linjat e saj trupore.
Moderatorja ka qenë shumë aktive kohët e fundit, me postime fotosh në rrjete sociale dhe në daljet e saj publike.
Ajo shkëlqeu në sfilatën e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti, e veshur me një fustan të gjatë dhe madhështor.
Top Channel