Aktorja amerikane, Busy Philipps u arrestua të enjten teksa protestonte për të drejtat e abortit përpara Gjykatës së Lartë.

43 vjeçarja kishte veshur një këmishë “I Will Aid and Abet Abortion” ndërsa po shoqërohej nga Policia e Kapitolit të SHBA për bllokimin e trafikut.

Top Albania Radio shkruan se Philipps postoi pamjet e arrestimit në Instagram, ndërsa shkroi se ishte krenare për mosbindjen civile.

“Ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të ketë barazi për të gjithë amerikanët”, shkruan ajo në rrjete sociale.

 

Top Channel