Pronarët jetonin në Greqi, përfshihet nga zjarri shtëpia në Gjirokastër 

01/07/2022 10:12
Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Gjirokastër rreth orës 09:45.

Shtëpia ishte në pronësi të shtetasit K. H, i cili jeton në Greqi. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 

Top Channel