Artisti Claydee i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas” rrëfeu momentin kur u tregoi prindërve se do të bëhej pjesë e muzikës.
Ai shprehet se prindërit u çuditën kur morën vesh këtë.
“Duke mësuar njerëzit që të kërcejnë, bënim show me disa vende në një skuadër dhe donte njëri të priste ca këngë, unë po vija këngë, i prishja këngët e famshme dhe i ndërroja. Bëra këngën e parë 20 vjeç, hera e parë u bë number one në Greqi, last summer. Kisha bërë disa këngë, ajo u bë hit i madh, ishte ajo që unë mund të qëndroja në studio. Unë u thash prindërve që s do bëhem mjek, ngelën ata, të fikët mamit, thanë po ky ça pati. Në fillim thanë çne ky me muzikë as s’ka studiuar. Aty shkova në një shkollë mësova, fillova të bëja (muzikë) profesionale”, tha Claydee.
Claydee është i njohur në shumë vende për këngët ritimike të bëra hit në të gjithë globin.
Top Channel