Në gjykatën e Tiranës janë zhvilluar sërish seancat për masat e sigurisë.
10 shtetas kanë dalë përpara gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë.
Seancat janë zhvilluar me avokat kryesisht, ku gjykata ka vendosur 9 masa detyrim paraqitjeje, ndërsa njëra arrest me burg, pasi personi akuzohej për ngacmim seksual.
Rreth 2 mijë avokatë, prej disa javësh tashmë, kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për të cilën në fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.
Sipas hartës së re gjyqësore aktive do të mbeten vetëm gjykatat e shkallës së parë në çdo qendër qarku dhe çdo shkallë tjetër e gjyqësorit do të zhvendoset në Tiranë ndërsa planifikohet një gjykatë e dytë administrative në Lushnjë në funksion të jugut të vendit.
Top Channel