Ukrainasit vrapojnë të tmerruar në park, momenti kur raketat godasin Kremenchukun (Pamjet)

30/06/2022 09:49

Një kamera  sigurie  arriti të filmonte momentet e panikut në një park në qytetin ukrainas Kremenchuk të hënën më 27 qershor, kur një qendër tregtare aty pranë u godit nga një sulm me raketa ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin e mohoi që Moska qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore që vrau të paktën 18 persona dhe shkaktoi dhjetëra të zhdukur dhe të plagosur.

“Ushtria ruse nuk sulmon asnjë vend civil”, pohoi ai. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më parë se goditi objektiva ushtarake, por video nga qyteti i Kremenchuk  tregon qendrën e shkatërruar nga një raketë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas sulmit se deri në 1000 njerëz ishin në qendër përpara se të shpallej sulmi ajror.

“Fatmirësisht, me sa dimë, në atë kohë, shumë njerëz arritën të dilnin, ata arritën të dilnin, por kishte ende njerëz brenda, punëtorë dhe disa vizitorë“,  tha ai.

Të paktën 58 persona u plagosën, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, ndërsa 25 persona u pranuan në kujdesin intensiv në spitalin në Kremenchuk.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA