Të bllokuar nga greva emigrantët janë rikthyer për gjyqet, por seancat nuk po mbahen
30/06/2022 15:09
Greva disa ditore e avokatëve ka bërë që shumë qytetarë të sorollaten në dyert e gjykatave. Kjo grua ka ardhur nga Italia për te ndjekur një proces gjyqësor. Për këtë arsye ka marrë një dhe muaj leje nga puna, por bojkoti i avokatëve ka bërë qe gjyqi i saj të mos mbahet në datën e paracaktuar.
Edhe qytetaret e tjerë që vijnë nga rrethinat e Lushnjës, ankohen se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e larta gjyqësore sidomos tani që seancat po anulohen
Ditën e enjte gjykata e shkalles se pare Lushnjë kishte planifikuar 40 seanca. Te gjitha janë anuluar për shkak te mungesës së avokateve.
Sipas hartës se re gjyqësore gjykata e shkallës se parë Lushnjë zhvendoset ne Fier.
Top Channel