Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë mbrëmje në Cërrik, pasi u përfshi në një konflikt me bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpanjë, kur sherri mes dy adoleshentëve përfundoi në përdorimin e thikave.

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar, 15-vjeçarin me iniciale N.P, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet si ka nisur debati mes të rinjve dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë së Elbasanit.

Top Channel