“Para ‘91 në Shqipëri s’lejohej aborti”, Elona Gjebrea: Shumë gra humbën jetën nga aborti ilegal

30/06/2022 21:32

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizon të drejtën e abortit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “fshihen” rreziqe serioze.

Në panelin e “Top Story”, biologia Elona Gjebrea thotë se edhe kur aborti është i jashtëligjshëm, gruaja që e ka vendosur do e bëjë atë në kushte të pasigurta të cilat mund t’i rrezikojnë asaj jetën.

Ajo solli edhe rasin e Shqipërisë para viteve ’91 kur nuk lejohej aborti, ku tha se shumë gra në moshën riprodhuese humbën jetën si pasojë e abortit të pasigurt.

Vendi i Gjykatës së Lartë i jep të drejtën shteteve në SHBA  për të vendosur nëse duan apo jo abortin e ligjshëm. Do të ketë një reagim, i cili ka filluar tashmë sidomos në jug dhe në qendër të Amerikës. Sa i përket rrezikut, duhet të flasim me shifra. Marrim shembuj, Shqipëria para viteve 91 ishte i jashtëligjshëm aborti. Gjysma e vdekjeve të grave në moshë riprodhuese para vitit 91 ka qenë për shkak të abortit. Kur aborti nuk është i ligjshëm, gruaja që do abortin do ta bëjë në kushte të pasigurta. Kjo do t’i rrezikojë jetën. Është rasti i Shqipërisë me shifra. Duhet të tregojmë se çfarë sjell kjo, çfarë impakti ka të gratë dhe vajzat. Ka të bëjë me shumë aspekte. Sa më të edukuara do të jenë vajzat, aq më pak shtatzëni të padëshiruara do të kemi dhe si rrjedhojë më pak aborte”, tha Gjebrea.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA, mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë. Rreth 26 shtete pritet të vendosin ndalesë apo të kufizojnë abortin në javët në vijim. Të paktën shtatë shtete brenda SHBA, të banuara nga 16 milionë gra në moshë riprodhimi, tashmë kanë vënë ndalesa, prej kur Gjykata Supreme ka shfuqizuar ligjin Roe v Ëade, siç njihet ndryshe vendimi që ka garantuar abortin për gati 50 vjet në territorin amerikan.

Top Channel