Korrupsion me subvencionet në bujqësi, jepet sot masa e sigurisë për inspektorin e AZHBR dhe fermerin

30/06/2022 14:41

Seanca për caktimin e masës së sigurisë për Arbri Pajon inspektor i AZHBR dhe fermerin Shaban Zaçe. të cilët u arrestuan tre ditë më parë për korrupsion me subvencionet në bujqësi ka nisur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Deri tani në seancë nuk është paraqitur asnjë avokat për shkak të vendimit për të bojkotuar masat e sigurisë për një periudhë 10 ditore.

Burime nga Prokuroria bënë të ditur se organi i akuzës do të kërkohet për dy të ndaluarit masën e sigurisë arrest me burg dhe më tej çështja do t’i dërgohet SPAK.

Kërkesa me objekt vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi, seanca gjyqësore u shty për ditën e nesërme në orën 9:30, me qëllim garantimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, për një mbrojtje efektive me mbrojtës të deklaruar si të zgjedhur nga personat e arrestuar ose mbrojtës të caktuar kryesisht sipas gatishmërisë dhe disponueshmërisë.

Top Channel