Është një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj.

Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Elhaida është artistja që do të kemi kënaqësinë që ta ndjekim këtë javë në “A Live Night“. Artistja e skenave botërore në një udhëtim mes tingujve dhe emocioneve si asnjëherë më parë.

Nga hapat e saj të parë në muzikë, fëmijëria, karriera dhe sukseset e saj, por edhe disa nga hitet më të mira, padyshim që do të zbulojmë një tjetër anë të Elhaidës që nuk e njihnim më parë. Ndërkohë, po ju njohim me disa nga këngët që ajo do të performojë këtë të shtunë për ne…/Top Albania Radio

1. S’je më

2. I’m alive

3. Zanin

4. Amore

5. E ngrirë

Top Channel