Shfuqizimi i të drejtës për abort në SHBA ka nxitur debate mes të ftuarve në emisionin “Top Story” këtë mbrëmje.

Biologia Elona Gjebrea argumenton se vajzat dhe gratë duhet të vendosin vetë për trupin e tyre, ndërsa pastori Akil Pano e konsideron abortin vrasje.

Gjebrea: Nuk mendoj që aborti është një zgjidhje e mirë, por në kushtet që gruaja do të vendosë për jetën e saj, pasi ka dëgjuar dhe këshillimin që e ka dhe ligji

Balla: Ku është ia kufiri ku duhet të vendosë midis jetës dhe saj dhe jetës që ka brenda?

Gjebrea: Për një arsye që ajo e vendos. Ligji shqiptar për shembull, e lejon që të ketë një periudhë këshillimi, mjeku është i detyruar që t’ia shpjegojë të gjitha rreziqet, pasojat që sjell, ta këshillojë vajzën dhe gruan.

Kulluri: Mos të harrojmë që është një qenie ai në bark, mos të flasim si materialist

Gjebrea: Po pse duhet të vendosë me dhunë mjeku dhe ndërkohë nuk ka të drejtë të vendosë gruaja dhe vajza, të vendosë për jetën e saj.

Kulluri: Qenia që është në barkun e një barkun e një nëne, është materie apo njeri

Pano: ky është diskutim tjetër, është pyetje e madhe

Gjebrea: Sigurisht që nuk është mirë që të humbasë një jetë. Nga ana tjetër, ne duhet të sqarojmë ku është kufiri midis të drejtave që ka një grua dhe forcës apo dhunës që jep një ligj që nuk e detyron atë që të ketë një zgjidhje

Pano: Nëse pas çdo panelisti, do dëgjojmë argumente kundër nga zonja Gjebrea, i bie që do të ketë dyfishin e kohës nga secili prej nesh

Gjebrea: Do t’ju dëgjoj të gjithëve, pa problem

Pano: Çështja është liria, e drejta, perceptim filozofik mbi jetën dhe botën, janë koncepte që lidhen me funksionalizmin, për aq kohë sa një foshnjë në embrion mund të ma komplikojë jetën…

Top Channel