Barcelona “shkelm” krizës ekonomike, marrëveshja e fundit i siguron shumën marramendëse

30/06/2022 16:41

Barcelona njoftoi këtë të enjte pak pas pasdites se ka arritur marrëveshjen me “Sixth Street” për shitjen e 10% të të drejtave televizive.

Sipas deklaratës zyrtare, në bazë të këtij bashkëpunimi Barcelona do të arkëtojë një fitim total kapital prej 267 milionë eurosh për këtë sezon. “Sixth Street” do të investojë fillimisht 207.5 milionë euro dhe do të marrë përfitimin ekonomik të 10% të të drejtave televizive të klubit nga LaLiga për 25 vitet e ardhshme.

“Ne po aktivizojmë levat ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit”, – tha Joan Laporta, president i Barcelonës. “Sixth Street” është mbështetës i fortë i futbollit, është një investitor me përvojë në sport dhe media globale, dhe si partner do të sjellë njohuri dhe burime të rëndësishme, duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”.

“Ne besojmë në strategjinë që Joan Laporta dhe Barcelona po zbatojnë dhe jemi krenarë që një nga klubet më të suksesshme në futboll na ka zgjedhur ne të jemi partneri i tyre dhe ofrues i zgjidhjeve kapitale”, – tha Alan Waxman, bashkëthemelues dhe administrator i deleguar i “Sixth Street”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA