Deputetja demokrate, Grida Duma e kundërshtoi në mënyrë të ashpër aktin normativ që po diskutohet këtë të enjte në seancë plenare për kompensimin financiar të çmimit për materialet e ndërtimit.
Ajo u shpreh se qeveria shqetësohet vetëm që aksionerët e peshqve të mëdhenj e marrin apo jo kompensimin, duke mos menduar në asnjë moment për qytetarët.
“Ky parlament i ka mbledhur që ca kompani të mëdha që e kanë të sigurt tregun se kanë marrë tendera publikë, gjoja bëjnë sofizma, pse kontrata që i keni dhënë ju nuk është blerje, ju jeni mbledhur që më të pasurit, ata që vijnë në tavolinë me shefin tuaj, ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj e marrin apo jo kompensimin, unë nuk kam më patetizëm të them që, ju i keni lënë njerëzit të lypin para jush, ju flisni që e falni, çfarë falni ju, ata ai kanë dhënë shtetit 400 milionë, ua merrni dhe ua çoni këtyre 10-shes 15-shes, ju ka ngritur kryepronari të vini me vrap.
Asnjë kompensim për pagën, po ato punëtorë që marrin pagë. Çfarë bëhet me 30 mijë lekë në këtë vend, e thonë ekspertët. Vetëm ju thoni shtëpia falas, se ai tjetri në botë ka ta paguajë dhe ju i trajtoni si lypsarë. Komisioni jepte mendim kur ishte marrë vendimi, ju keni ardhur këtu të votoni më të pasurit, klientët, oligarkët, monopolet, kjo juve ju bën autokratët e tranzicionit, ça e majte dhe ça e djathte jeni ju. Është bërë trend krimi i organizuar, të thuash që jam qytetar i pastër nuk është më trend. Votoni, votojeni sot kur t’ju sjellin sërish këtu në rresht që ta votoni, se kanë bërë ‘deal’ me atë”, tha Duma.
Top Channel