Vodhën 250 litra karburant në firmën ku punonin, arrestohen dy persona në Tiranë! Si e merrnin naftën
29/06/2022 11:05
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë vjedhur karburant nga firma ku ata punonin.
Në pranga kanë rënë Alban Kopaci 46 vjeç dhe Miklovan Veliu, 39 vjeç, të cilët ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar gjatë muajit të fundit, ata kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel