“Nuk do humbi gjaku i motrës…”, vëllai rrëfen dramën e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

29/06/2022 17:09

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Donjeta Pajazitaj e ndodhur para shtatë vitesh në Deçan të Kosovës është rikthyer sërish në media pas vendimit me burgim të përjetshëm të dhënë nga gjykata për autorin.

Vëllai i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj ka treguar disa detaje në “Shqipëria Live” rreth vendimit dhe akuzave që rëndojnë mbi kushëririn e tyre Naser Pajazitaj, si autor i vrasjes.

Ai tregon se deri më tani janë mbajtur katër gjyqe, të cilat në disa raste i kanë zbehur edhe shpresën për drejtësinë, por me vendimin e fundit që u dha janë qetësuar disi.

“Ka ardhur koha ne si familje jemi lodhur se nuk po dimë. Nga ana tjetër nuk kemi as mundësi as nuk po dimë si të veprojmë. Nëse don Zoti me sme e humb gjakun e saj do dalin ishalla”, tha i vëllai.

Njëkohësisht u diskutua edhe një çështje tjetër e cila lidhet me kërkesën e shfuqizimit të vendimit që kushëriri i tyre tashmë i dënuar, ka bërë.

Shkëlqimi shprehet se prokuroria është në anën e tyre dhe kërkesat e tij për shfuqizim të vendimit nuk do të plotësohen.

Donjeta Pajazitaj u vra barbarisht, teksa ishte nisur për të ikur në punë dhe më pas është marrë me makinë nga kushëriri.

Pas atij momenti të gjithë kanë humbur kontaktet me viktimën, ndërsa trupi është gjetur pas një muaji nga disa kalimtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA