“Mbështesim Ukrainën, Putin s’ka sukses”/ Biden dhe Stoltenberg takim para samitit të NATO-s

29/06/2022 10:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se pret që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake së shpejti. 

Ne do të marrim një vendim sot ose të paktën në samitin për të ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë, kjo është jashtëzakonisht e shpejtë,” tha ai pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Madrid këtë të mërkurë.

Para nisjes së samitit të NATO-s, ai zhvilloi një takim me presidentin amerikan Joe Biden, ku folën për agresionin rus dhe angazhimin e aleancës.

NATO është e angazhuar për sigurinë. Mbështesim Ukrainën, Putin nuk ka sukses. Kjo do të forcojë më tej aleancën tonë”, tha Stoltenberg në fjalën e tij.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do rrisë sigurinë për Europën”, tha Biden.

Udhëheqësit e NATO-s hyjnë sot në bisedime të nxitura nga një ‘fitore diplomatike’ pasi Turqia hoqi kundërshtimet e saj ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake, duke krijuar terrenin për dy vendet neutrale për një kohë të gjatë për të hyrë në bllokun mbrojtës.

Në Madrid, udhëheqësit planifikojnë të bien dakord për angazhime të reja të mëdha të sigurisë, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA