Kunati i Shakirës nxjerr në pah të gjitha sekretet: Shkaku i ndarjes nuk ka qenë tradhtia, por…

29/06/2022 15:43

Roberto Garcia, ish i dashuri i njërës nga motrat e Shakirës ka deklaruar së fundmi se tradhtia e Pique nuk ishte arsyeja e ndarjes së çiftit.

Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë dhe arsyeja ishin paratë. Në një intervistë për median spanjolle “Esdiario”, ish-kunati i Shakirës tregoi se Pique disa kohë më parë i kishte kërkuar një kredi që ta investonte në biznese të tjera, por, e ndikuar edhe nga prindërit e saj Shakira nuk kishte pranuar. Garcia shprehet se:

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përzienin paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%”.

Top Albania Radio shkruan se këngëtari i njohur Carlos Vives gjithashtu ka treguar së fundmi se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti.

Vives, i cili publikoi këngën ‘La Bicicleta’ në bashkëpunim me artisten në vitin 2016, pranoi se Shakira kohëve të fundit nuk ka qenë shumë mirë.

Ai gjatë pjesëmarrjes në një gala që festonte 30 vjetorin e radios muzikore Cadena 100 tha se:

“Ajo është shumë e trishtuar. Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë”.

Ndërkaq, gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë përpara një gjykate të vendosin për të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA