Murali i krijuar nga piktori spanjoll Carlos Álvares de las Heras sapo është shfaqur në ambienetet e brendshme të Fakultetit të gjuhëve të huaja.
Ky mural u realizua në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle, e cila ka nisur prej datës 18 qershor dhe u mbyll me inaugurimin e këtij murali, pas një sërë aktivitetesh në fushë të artit, arkitekturës, sportit, teknologjisë, muzikës, letërsisë, kinemasë, gastronomisë etj.
Carlos Álvares de las Heras, artist pamor: Titulli që vendosa për këtë pikturë është “Kujto”. Kur e mora vesh që duhet të pikturoja dicka për këtë fakultet u përpoqa të krijoja një mesazh nëpërmjet kësaj vepre arti për studentët.Dua tju them. Kujtohuni të jeni të lirë në jetën tuaj. Kujtohuni të puononi shumë, sepse është shumë e rëndësishme të punoni fort për të realizuar ëndrrat tuaja.
Murali i bërë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është një vepër e krijuar nga piktori pikërisht për të shënjuar marrëdhënien mes Spanjës dhe Shqipërisë, me në qendër studentët, të cilët janë simbol i fakultetit dhe i kryeqytetit të Tiranës.
Carlos Álvares de las Heras: Bëhuni të guximshëm për të marrë vendimet tuaja. Bëhuni të drejtë dhe të ndershëm me veten. Është krucale që në jetë kur ju duhet të merrni vendime të rëndësishme bëhuni të guximshëm dhe drejtojeni veten tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Carlos Álvarez Las Heras është një piktor dhe skulptor ekspresionist , i cili shquhet për përdorimin e tij të veçantë të ngjyrës si dhe deformimin e kohës dhe hapësirës.
Top Channel