8 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e falsifikimit te zgjedhjeve te 25 prillit 2021.
Bëhet fjalë për grupet e numërimit të KZAZ 53, e cila përkon me Bashkinë e Prrenjasit ku personat e arrestuar dyshohet se kanë favorizuar kandidatë të caktuar.
Konkretisht kandidati i asaj kohe, sot deputet i PD-së, Lefter Gështenja figuron me 116 vota më shumë nga sa kishte kutia, ndërsa Ardian Zeneli, sërish kandidat i PD-së me 100 vota më pak.
Në pranga janë tashmë 4 numërues të PD-së të cilët akuzohen për tjetërsimin e vullnetit të qytetarit dhe 4 numërues të PS-së, këta të fundit me dyshimin se kanë firmosur pa kontrolluar procesverbalet.
Shkelja u vu re nga KQZ e cili në nëntor të vitit 2021 bëri rivlerësimin e 10 përqind të kutive të votimit, në shkallë kombëtare, nga ku rezultoi se përsa i përket votave preferenciale Lefter Gështenja mbante rekordin për parregullsi.
Pas kësaj KQZ bëri kallëzim penal për grupet e numërimit ku ishin regjistruar parregullsitë më të mëdha.
Mësohet se numëruesi kanë deklaruar se parregullsitë janë pasojë e gabimeve njerëzore për shkak të lodhjes, por do të jetë gjykata e cila do të thotë fjalën e fundit pas hetimeve të bëra nga prokuroria e Elbasanit.
Top Channel