Për shtetin shqiptar të shtypësh për vdekje dikë me makinë edhe nëse je nën efektin e drogës, nuk ke bërë krim. Mjafton ta zgjidhësh si dikur me kanun, pra të gjesh dakordësinë me viktimën që vure poshtë rrotave të makinës dhe jeta vijon sikur asgjë mos ketë ndodhur.
Precedentin e rrezikshëm ja la dhuratë kësaj shoqërie Ajas Sulejmani, i cili të hënën la qelinë e burgut dhe shkoi në shtëpi, me një masë më të lehtë sigurie të dhënë nga gjykata.
Në seancën mbajtur këtë të hënë, togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.
Mësohet që çifti Konomi të ketë deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me Sulejmanin.
Ajaz sulejmani më datën 9 maj përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe. pas aksidenti u zbulua se ai ishte nën efektin e lendëve narkotike.
Çifti Konomi u dëmtua rëndë nga përplasja dhe kaloi një kalvar të gjatë në spital ku qëndruan për disa ditë në gjendje të rëndë. Por fatmirsisht nga përplasja foshnja e tyre 3 muajshe që u flak tutje nga “fouristrada” e Sulejmanit, nuk u dëmtua.
Top Channel