Aksidenti i turistëve çekë në Malësi të Madhe, policia jep detaje: Në makinë ishin…
29/06/2022 18:51
Automjeti me turistë çekë që u aksidentua ditën e sotme në Malësi të Madhe kishte brenda një familje, dy prindërit dhe dy fëmijë.
Policia bën me dije se në automjetin tip “Fuoristradë” ndodheshin drejtuesi R. K., 45 vjeç, bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.
Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.
Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.
Top Channel