Ancelotti: Kupa e Botës fitohet nga skuadra që pëson më pak gola, por më quani trajner mbrojtës…
Tjetër fitore për Laçin në testet miqësore që ekipi kurbinas po zhvillon në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Conference League.
48 orë pasi mposhti me përmbysje Gjilanin, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro iu imponua me rezultat të pastër 2-0 Llapit, në miqësoren e zhvilluar në Strugë.
Fillimisht e tundi rrjetën Spahiu, më pas e vulosi fitoren Ujka në minutën e 80-të. Duhet theksuar se rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Mazrekaj, kapiteni i ri i ekipit, nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.
Ndeshja e parë mes Laçit dhe Iskras do të luhet më 7 korrik. Kundërshtarët e kurbinasve në raundin e parë të Conference League kanë emëruar sot trajnerin e ri, në fakt një emër shumë I njohur për opinionin futbollistik shqiptar. Bëhet fjalë për veteranin Dervish Haxhiosmanovic, trajner i fundit që ka fituar titullin me Vllazninë në sezonin 2000-2001.
Top Channel