Dmytro Lunin, Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Poltava, Dmytro Lunin tha se ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën pasi 36 persona rezultojnë të zhdukur
“36 persona të tjerë janë të zhdukur. Ne vazhdojmë kërkimin,” tha Lunin.
Qindra njerëz kishin qenë në qendrën tregtare minuta para sulmit, për të cilin zyrtarët ukrainas thonë se ishte nga një raketë ruse KH-22. KH-22 mund të mbajë një kokë lufte shpërthyese që peshon deri në 1 ton.
“Çmontimi i strukturave të ndërtesave të dëmtuara po vazhdon me ndihmën e pajisjeve të rënda inxhinierike dhe makinerive të vogla,” tha Lunin.
Ai shtoi se 25 persona janë në kujdesin intensiv në spitalin në Kremenchuk.
“Më shumë se një mijë njerëz punuan gjatë gjithë natës – shpëtimtarë, policë, mjekë dhe vullnetarë,” tha ai.