Gjendet i vetëvarur 62-vjeçari në Sarandë
28/06/2022 15:31
Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një shtyllë në fshatin Vrrine në Sarandë.
“Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetëvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, sipas njoftimit.
Sipas policisë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel