BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Rekomandimi në “sirtar”, Stano: Duhet pajtim!
15/11 14:57
Një shtetas serb është arrestuar ditën e sotme në Kosovë gjatë festimeve të festës së Vidovdanit.
Ky qytetar më herët kishte valëvitur flamurin e Rusisë, por megjithatë policia tha se duhet të verifikohen mbi të, disa të dhëna të tjera.
Pas liturgjisë në Graçanicë me rastin e festës së Vidovdanit, serbët kanë vizituar monumentin në Gazimestan përmes autobusëve dhe veturave.
Ata janë kontrolluar nga policia e Kosovës për ekspozim të simboleve nacionaliste.
Disa prej tyre janë detyruar të zhveshin bluzat të cilat përmbanin mesazhe nacionaliste serbe.
Policia e Kosovës në anën tjetër përveç prezencës së shtuar është duke e monituruar situatën edhe nga droni.
Top Channel