Parandalohet krimi në Malësi të Madhe/ I riu qëllon me armë zjarri në ajër pas sherrit me xhaxhain për motive pronësie

27/06/2022 08:54
Foto ilusturese

Një 29-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar në Malësi të Madhe pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti me xhaxhain e tij.

I riu me iniciale S.K., pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Ai është arrestuar në flagrancë, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër 29-vjeçari S. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Top Channel