Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë, dyshohet të jetë përfshirë me ofensivën serbe ku u vranë 9 persona dhe u zhdukën 5 të tjerë

27/06/2022 16:53

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një pune hetimore nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot ka arrestuar M.D. nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez – shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile.

Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë 9 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur 5 persona të tjerë, po ashtu civilë shqiptarë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA