Gjykata e Lartë ktheu edhe njëherë për gjykim dosjen e pasurive të një trafikanti shqiptar të vrarë në Athinë pesë vjet më parë, për të cilin pala greke pranoi se ishte ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës.

Për Roland Shenbitrasin, i konsideruar si anëtar grupesh në shpërndarjen e kokainës, Gjykata e Lartë në Tiranë kujton mospërputhjen e të ardhurave nga emigracioni si dhe gjetjet e gjykatës së Pogradecit kur vendosi sekuestro preventive ndaj 4  llogarive bankare.

Qëndrimi  i autoriteteve greke se i ndjeri u vra me armë zjarri gjatë prishjes së pazareve të drogës, nga njëra anë konsiderohet nga Gjykata e Lartë në Shqipëri më e rëndësishme se sa faturat tatimore të dorëzuara nga të afërmit e viktimës gjatë vazhdimit të procesit në apel.

Pikërisht dyshimet e palës greke se Shënbitrasi ishte eliminuar nga mosmarrëveshjet mes trafikantëve të drogës, sollën në Shqipëri hetimet pasurore të të afërmeve të viktimës, por drejtësia shqiptare vijon ta ketë një kazus.

Gjykata e Lartë thekson se vendimi i apelit Korçë qe zhvlerësoi sekuestron preventive është i pabazuar sa kohë hetimet pasurore në Shqipëri ndaj viktimës u kryen mbi  akuzën e pastrimit të parave të fituara nga krimi.  Sekuestro e llogarive bankare ndaj Shënbitrasve, thekson kolegji i Gjykatës së Lartë, nuk u  vendos sipas ligjit antimafia, por si një masë sigurimi që bllokon llogaritë që do të mund të qarkulloheshin për vepra të tjera.

Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave vendosi e para sekuestron e gati 1 milionë eurove llogari bankare.

Kolegji suprem nënvizon në vazhdim se Gjykata e Apelit ka gabuar në heqjen e sekuestros,  pasi kjo është një çështje për prokurorinë, e cila përmes letërporosive të përcjella homologëve grekë, duhet të gjejë prova mes aktivitetit të viktimës dhe llogarive të njerëzve më të afërt të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA