Shpenzimet e mëdha të Erjola Doçit për produktet e kujdesit të fytyrës dhe trupit janë bërë teme diskutimesh në rrjetet sociale.

Sot në “Trotuar”, gazetari Ervin Kurti i bëri Erjolës pyetjen që tha se do të donin ta bënin dhe shikuesit.

Njerëzit kur të kanë parë dhe të kanë dëgjuar, kanë thënë: kjo goca me çfarë pune merret që harxhon dy mijë euro në muaj, kur në Shqipëri ka krizë, nuk po them që ti duhet të vuash krizën ekonomike të shumë familjeve shqiptare. Por po të hysh në profilin tënd që është një profil public, ke një rrogë këtu në program.. por prapë njerëzit thonë çfarë pune bën kjo goca çfarë pune bën ose kush e mban që harxhon dy mijë euro në muaj”.

Moderatorja u përgjigj se të ardhurat i gjen nga puna e saj, familja, por dhe bashkëpunimet në rrjetet sociale.

“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lemë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh”.

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel